Kosove pasuria FOL Zyrtaret e fshehin

Askush nuk e di saktë se pa ‘peshon’ pasuria e kryeministrin të Kosovës, kryetarit të parlamenti, Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik, Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale. Por, edhe më i çuditshëm është fakti që edhe vetë drejtori i Agjencisë Kosovare Kundër Korrupsionit, Hasan Preteni ende nuk e ka deklaruar pasurinë e tij në formularët e vitit 2010.
Këto të dhëna janë nxjerrë nga Levizja Fol, anëtarët e së cilës kërkojnë deklarimin e saktë të pasurisë së zyrtarëve. Sipas një hulumtimi të kësaj organizate formularët e zyrtarëve të përmendur për deklarimin e pasurisë për vitit 2011 krahasuar me atë të vitit 2010 tregojnë ndryshime të thella.
Petrit Zogaj thotë në vitin 2010 zyrtarët e lartë ose nuk ia kanë shkruar vlerën pasurisë së tyre, ose vlera e së njëjtës pasuri ka qenë në shpërputhje me vitin 2010 dhe 2011, ku pjesë e tyre janë edhe Jakup Krasniqi dhe Hashim Thaçi.
“Jakup Krasniqi, i cili në formularin e pasurisë të vitit 2010 vendos një çmim për një pasuri, që është në fshatin e tij në Negrovc, që vlera e asaj pasurie është diku 600 mijë euro, ndërkohë që në të njëjtin formular, me të njëjtin emër, vendos që ajo vlerë të jetë 75 mijë euro. Kemi një shifër e cila është jashtëzakonisht e madhe që dallon nga viti 2010 dhe 2011. Zyrtari i dytë është Atifete Jahjaga, por që nuk është ndonjë dallim i madh në deklaratat e pasurisë së saj, njeriu i tretë është kryeministri Thaçi, i cili në deklaratat e pasurisë së tij të 2010 vendos një shumë të deponuar në banka që është 224 mijë euro, ndërkohë që në vitin 2011 vendos që shuma e deponuar e pareve është 100 mijë euro, këtu kemi një diferencë prej 100 mijë eurosh”, thotë Petrit Zogaj nga Lëvizja Fol.
Një paradoks tjetër është se edhe drejtori i Agjencisë Kosovare Kundër Korrupsionit, Hasan Preteni ende nuk e ka deklaruar pasurinë e tij në formularet e vitit 2010, edhe pse është njëri ndër personat kryesor në luftimin e korrupsionit. Së paku deklarimi i pasurisë së Pretenit ende nuk figuron në faqen e kësaj agjencie.
Me këtë hulumtim Lëvizja “Fol” kërkon organet e drejtësisë që të iniciojë kallëzime penale ndaj zyrtarëve në fjalë, pasi sipas “Fol” janë një dëshmi e mirë që tregon se pasurimi i këtyre zyrtarëve duhet të hetohet.
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));
Më shumë nga Kosova Kosovë, Engel: KFOR të jetë më serioz
Kongresmeni amerikan Eliot Engel deklaroi se KFOR duhet të bëjë veprim konkret dhe jo të jap ultimatume të panevojshme. Rrugët në veri, Serbët i lirojnë pjesërisht
Gjatë së enjtes serbët kanë liruar pjesërisht rrugët e veriut. Në magjistralen Mitrovicë – Zubin Potok që çon në portën kufitare 31 në Bërnjak, ku pranë barrikadave vetëm njëri shirit është i lirë për qarkullim, por jo për të gjithë. Vetëm KFOR-i mund ta shfrytëzojë këtë për të bërë furnizime për ushtarët e vet, ndërsa përjashtim bëjnë edhe veturat e serbëve. Marrëveshja me Serbinë, Kosova kritikon Shqipërinë
Teksa në Shqipëri diskutohej marrëveshja për lëvizjen e lirë me Serbinë, në Kosovë Kuvendi diskutonte pikërisht për problemet e lëvizjes në veriun e saj, probleme këto të cilat përkrahen nga Beogradi zyrtar.
Monografia e Rexhep Ferrit
Rexhep Ferri i takon brezit të piktorëve modernistë të Kosovës dhe është njëri ndër personalitetet më të spikatura, përkrah artistëve të tjerë të shquar të këtij brezi. Kështu deklaruan të pranishimit gjatë promovimit të monografisë së Gëzim Qëndros kushtuar akademikut Rexhep Ferri.
Dacic: Të kërkojmë hapur veriun e Kosovës
Zëvendëskryeministri serb Ivica Dacic ka deklaruar se ka ardhur koha që Serbia të thotë qartë dhe fortë se qëllimi i saj është përvetësimi i serbëve në veri të Kosovës.
Lajmet kryesore
Jep dorëheqjen Shaban Memia?
Prej javësh në ALUIZNI, kontrolli i auditit të Kryeministrisë
PS ftesë Berishës e Topallit
Sali Shehu në krye të KLSH-së
LMN: Modernizim në PS
Mazhoranca kundër Sali Shehut