Tunizi rikthehen protestat e dhunshme ne rruge

Protestat të dhunshme shpërthyen Tunizi, gjatë orëve të para të ditës së premte, ndërsa rezultatet e zgjedhjeve të para demokratike në disa dekada u publikuan.
Policia përdori gaz lotsjellës kundër qindra protestuesve, të indinjuar nga vendimi për të moslejuar hyrjen në parlament të një partie. Ngjarja ndodhi në qyteti e Sidi Bouzidit, vend ku nisën edhe revoltat që çuan në shpërthimin e “Pranverës Arabe”.
Autoritetet zgjedhore vendosën më parë që të mos njihnim vendet e fituar në parlament nga Partia Popullore, për shkak të parregullsive financiare. Forca politike në fjalë drejtohet nga një biznesmen i vendosur në Londër, Hachemi Hamdi.
Partia islamike e “Ennahda”-s doli fituese nga zgjedhjet e së dielës, duke grumbulluar 41% të votave, për një total prej 90 deputeësh në parlamentin tunizian me 217 vende. Lideri i partisë, Rachid Ghannouchi, deklaroi se do të vazhdojë të punojë me moton e revoltave që e sollën në pushtet, “Tunizia për të gjithë”.
Zgjedhjet e para demokratike në vend pas tre dekadash u mbajtën nëntë muaj pas largimit të presidentit autoritar Zine el-Abidine Ben Ali.
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));
Lajmet kryesore
Jep dorëheqjen Shaban Memia?
Prej javësh në ALUIZN, kontrolli i auditit të Kryeministrisë
PS ftesë Berishës e Topallit
Sali Shehu në krye të KLSH-së
LMN: Modernizim në PS
Mazhoranca kundër Sali Shehut