Kosovë, pjesëmarrja në zgjedhje arrin 17.36 %

PRISHTINE, 9 shkurt/ATSH/ Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njoftoi përmes faqes online se pjesëmarrja në zgjedhje, deri më tani, ka arritur në 17.36 për qind.
Nëse krahasohet me zgjedhjet e vitit 2021, pjesëmarrja deri në ora 15:00 ishte më e vogël. Para katër vjetësh, deri në këtë orë ishte mbi 32%.
Deri në orën 11:00, dalja në zgjedhje ishte është 8.58 për qind.
Pra, nga 1.970.944 votues të regjistruar, 169.032 prej tyre kishin votuar në katër orët e para të procesit të votimit.
Dalja është pak më e lartë sesa në zgjedhjet e kaluara të mbajtura më 2021, kur deri në orën 11:00 kishin votuar 8.30 për qind apo 145.650 qytetarë.
Kryetari i KQZ-së, Kreshnik Radoniqi, gjatë konferencës për media tha se procesi po shkon normalisht.
I pyetur nëse ka pasur probleme për hapjen e qendrave të votimit, Radoniqi tha se ka pasur disa probleme në qendrat e votimit me kusht, që kanë të bëjnë me llogaritë për ato qendra. Por tha se procesi është në rregull.