E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Zgjedhjet në Kosovë, KQZ: Mbi 28.32% pjesëmarrja deri në orën 15:00

PRISHTINE, 9 shkurt/ATSH/ Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njoftoi se pjesëmarrja në zgjedhjet parlamentare deri në orën 15:00 ishte 28.32 për qind.

Zëdhënësi Valmir Elezi tha se, krahasuar me zgjedhjet e vitit 2021, pjesëmarrja deri në këtë orë ishte më e ulët.

“Në 91.20 për qind të vendvotimeve, deri në orën 15:00 kanë votuar 28.32 për qind, apo 558.246 votues nga 1.970.944. Deri në të njëjtën kohë, në zgjedhjet e vitit 2021 kanë votuar 32.32 për qind”, tha Elezi në një konferencë për media që nisi pak pas orës 16:00.

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, tha se në përfaqësitë diplomatike jashtë Kosovës kanë votuar 15.352 votues nga 20.324 të regjistruar gjithsej.

Pjesëmarrja e votuesve në 30 përfaqësi të Kosovës, ishte 75.54 për qind.

Votimi në këto përfaqësi është zhvilluar një ditë më herët, më 8 shkurt.

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›