E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kosove politika nderon deshmoret

Kosova është në përgatitjet e fundit të festimeve për 5-vjetorin e shpalljes së Pavarësisë, e kryer më 17 shkurt të vitit 2008.  Në kuadër të këtij përvjetori, udhëheqësit politikë kosovarë kanë bërë homazhe në varrezat e familjes Jashari në Prekaz.

Në homazhe mori pjesë presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, kryeministri Hashim Thaçi dhe kreu i LDK-së, Isa Mustafa. Për homazhe në nderim të familjes Jashari për kontributin e dhënë në çlirimin e Kosovës pritet të mbërrijnë edhe krerët e tjerë të politikës, si kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj dhe zyrtarë të lartë të shtetit.

Kosova shpalli pavarësinë më 17 shkurt të 2008-ës, 9 vjet pas ndërhyrjes ushtarake të NATO-s që i dha fund raprezaljeve serbe ndaj popullsisë shqiptare. Pavarësia u njoh menjëhërë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, e pasuar nga vendet e tjera të Europës, përjashto 5-shen e BE-së që ende se ka ndërmarrë një hap të tillë.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›