E Shtunë, 31 Tetor 2026

Newborn peson tjeter ndryshim

Pak ditë pasi simboli i Pavarësisë në Prishtinë u lye me boje të verdhë duke fshirë nënshkrimet që ishin lënë në Neëborn që nga dita e pavarësisë, tashmë obelisku po i nënshtrohet një ndryshimi tjetër.

Autori i saj Fisnik Ismaili, pas një fushate në rrjetet sociale mblodhi dhjetëra vetë tek obelisku, për të pikturuar në të flamujt e shteteve që e kanë njohur Kosovën. “Meqë Newborn është i ndërtuar që të shkruhet e vizatohet në të nga secili qytetar i botës, ju ftojmë që ta realizojmë së bashku idenë e ditëlindjes së parë, që të ngjyroset Newoborn me flamujt e të gjitha shteteve që e njohën pavarësinë e Kosovës”, ka shkruar Ismaili në profilin e tij në Facebook dhe në faqen zyrtare të Newborn.

Aksioni vazhdon ende pranë obeliskut ku janë mbledhur persona që i janë përgjigjur thirrjes për ndihmë dhe për të sjellë mjete si shkallë, skela, furça apo tharese flokesh.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›