Kosovë, pranga të kërkuarit për krime lufte
Policia e misionit EULEX ka arrestuar sot në Prishtinë një person të shumëkërkuar për kryerjen e krimeve të luftës.
Lajmin e bëjnë të ditur mediat kosovare, sipas të cilave operacioni i arrestimit u drejtua nga Departamenti Ekzekutiv i misionit për rendin dhe ligjin.
Sipas burimeve, të cilat nuk janë në gjëndje të saktësojnë identitetin dhe kombësinë e të arrestuarit, krimet janë kryer në periudhën prill-qershor të vitit 1999.