E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kosove protesta e vreshtareve 4 ne pranga

Kater persona jane arrestuar sot nga Policia e Kosoves pasi dyshohen si organizatore te protestes se vreshtareve ne Rahovec e cila degjeneroi ne dhune.

Lajmin e kane bere te ditur burime prane Shoqates se Vreshtareve e cila u ka shkruar nje leter autoriteteve per te kerkuar lirimin e tyre.

Vreshtaret e Rahovecit protestuan diten e djeshme kunder kompanise se veres Stone Castle e cila refuzoi te blinte rrushin e tyre.

Por protesta degjeneroi ne dhune dhe perleshje me policine dhe per pasoje mbeten te plagosur 29 persona.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›