E Shtunë, 31 Tetor 2026

Politikanet maqedonas optimiste per emrin e vendit- analistet skeptike

Takimet e paralajmeruara qe do te zhvillohen ne New York midis Presidentit te Maqedonise Gjorgje Ivanov dhe ndermjetesit te OKB-se per ceshtjen e emrit Metju Nimitz si dhe takimi i kryeministrave te Maqedonise dhe Greqise Nikolla Gruevski dhe Jorgos Papandreu shpresohet qe te japin nje rezultat konkret ne zgjidhjen e ceshtjes se emrit para mbajtjes se samitit te NATO-s ne Lisbon. Gjithnje sipas mediave ne Maqedoni Metju Nimitz do ti prezantoje presidentit Ivanov propozimin e ri per emrin e Maqedonise.

Per nje zgjidhje te balancuar te emrit eshte shprehur edhe Sekretari i pergjithshem i OKB-se Ban Ki Mun ne fillim te sesionit te 65 te Asamblese se Pergjithshme te OKB-se. Ai u ka bere apel paleve negociuese per nevojen per trajtim fleksibel dhe mirekuptim te ndersjelle per ceshtjen e emrit. Kryeministri i Maqedonise Nikolla Gruesvski para shkuarjes ne New York ka theksuar se takimi eventual me homologun e tij grek Papandreu do te jete i nje rendesie te vecante .

Shpresoj se ne periudhen e ardhshme do te kete perparim ne zgjidhjen e problemit me emrin me Greqine. Ne po bejme gjithcka qe te kete perparim por kjo nuk nenkupton qe perparimi te jete ne deme te ndonjeres pale ne bisedime. Kompromisi per ceshtjen e emrit duhet te jete i pranueshem per qytetaret e Maqedonise

ka deklaruar kryeministri Gruevski.

Autoritetet maqedonase kane kerkuar qe Brukseli se pari te caktoje daten e fillimit te negociatave per anetaresimin e Maqedonise ne BE e me pas te zgjidhet kontesti me emrin. Kjo kerkese veshtire se mund te pranohet nga Brukseli kur dihet ndikim i konsiderueshem i Greqise ne BE thote profesori Osman Kadriu.

Duke marre parasysh menyren proceduren e pranimit te anetareve te rinj ne BE se ata vendosin gjithmone me konsensus eshte me se e natyrshme e logjikshme dhe e pritshme qe Greqia gjithmone do ta perdore ceshtjen e vetos per pranimin perkatesisht mospranimin e Maqedonise ne BE dhe ne strukturat e NATOS shprehet Osman Kadriu.

Analistet jane skeptike per perparime per emrin

Analistet politike duke u bazuar ne deklaratat e autoriteteve politike ne vend para takimeve te Nju Jorkut perceptojne se zgjidhje te ceshtjes se emrit se shpejti nuk do te kete meqe Shkupi dhe Athina nuk po heqin dore nga pozicionet e veta. Sipas politologut Ivica Josifovic pala maqedonase ka nevoje per te treguar nje fleksibilitet me te madh ne zgjidhjen e ceshtjes se emrit.

shte e vertete se Maqedonia ka bere disa leshime ndaj kerkesave te Greqise sic eshte ndryshimi i kushtetutes dhe nderrimi i flamurit. Por politika e Shkupit duhet te jete edhe me fleksibile sepse Maqedonia nuk mund te kete rol pasiv ne negociata per zgjidhjen e ceshtjes se emrit me teper ka nevoje Maqedonia se sa Greqia thote Ivica Josifovic.

Analisti politik Bashkim Bakiu vlereson se qeveria e Gruevskit edhe pse ka legjitimitetin e plote per ta zgjidhur ceshtjen e emrit perpiqet ne vazhdimesi ti shmanget kesaj pergjegjesie.

Pozicioni i Maqedonise eshte pozicion i qendrimeve te mbaje nje qendrim se deri ketu mund te ndryshohet apo do ta ndryshoje emrin kurse nuk sheh pozicionin e interesave. Lidershipi maqedonas duhet te kete nje qasje pak me serioze thote analisti Bashkim Bakiu.

Autor Fatos Musliu/ Shkup

Redaktoi Auron Dodi

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›