E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kosove protestojne myslimanet

Ndalimi i shamise islamike ne institucionet publike te Kosoves ka shtyre qindra besimtare myslimane qe te protestojne serish para godines se qeverise.

Per dallim nga protesta e fundit numri i protestuesve kete here ishte shume i vogel.

Me kete proteste u kundershtua edhe nje here udhezimi administrativ 6/2010 i Ministrise se Arsimit te Kosoves me te cilin ndalohet mbajtja e veshjeve fetare ne institucionet arsimore publike.

Rruga drejt integrimit nuk mund te pershkohet me shkelje te Kushtetutes me krim te organizuar dhe me shkelje te drejtash. Por mund te shkohet me shami deklaroi nje prej protestuesve.

Pas disa minutash protesta per pak devijoi nga menyra e qete e zhvillimit per shkak te mospergjigjes se zyrtareve te qeverise ndaj protestuesve.

Disa here gjate protestes organizatoret kercenuan kryeministrin Hashim Thaci per ti pranuar ne takim. Pasi u pranuan nga zyrtaret e qeverise protestuesit thane se i kane dhene ultimatum qeverise qe brenda 30 ditesh ti plotesoje kerkesat e tyre.

Me pas turma u shpernda e qete. Por kreu i Bashkesise Islame te Kosoves Naim Ternava ka njoftuar se Bashkesia Islame nuk qendron prapa kesaj proteste.

Sipas tij Bashkesia Islame do te ndjeke procedurat ligjore dhe ka kerkuar nga Avokati i Popullit dhe Gjykates Kushtetuese te deklarohet ne lidhje me udhezimin administrativ qe ndalon veshjet fetare.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›