Kosovë, qeveria e indinjuar me KFOR-in, ankohet te NATO

Ministri i Punëve të Brendshme, Bajram Rexhepi, është shprehur i indinjuar me KFOR-in që ka lejuar futjen e një kamioni që vinte nga Rusia, dhe thuhet se po transportonte medikamente dedikuar Spitalit të Mitrovicës.
Sipas tij, ai kamion mund të ketë pasur edhe armatim brenda. Ndaj Qeveria e Kosovës, sipas tij, ka vendosur t`i dërgojë një notë proteste NATO-s pasi që nuk po e respekton marrëveshjen e shtatorit për të mbyllur rrugët alternative në veriun e vendit, nëpërmjet të cilave po zhvillohet kontrabanda, raporton KTV.
Ministri Rexhepi ka potencuar se aksioni i mbrëmshëm në Laplasellë dhe në Graçanicë ishte në kuadër të strategjisë së Qeverisë së Kosovës për parandalimin e zgjedhjeve lokale serbe në Kosovë.