Presidenti Obama shmang komentet per desidentin kinez Chen Guangcheng

Presidenti amerikan Barak Obama ka refuzuar te konfirmoje nese nje disident kinez i verber i cili kohet e fundit u arratis nga arresti shtepiak ne Pekin eshte nen mbrojtjen e SHBA-se.
Ne pergjigje te pyetjes se nje gazetari diten e hene presidenti Obama tha se ai nuk do te beje nje deklarate mbi gjendjen e Chen Guangchen.
Nuk ka dyshim se une jam i informuar rreth njoftimeve te shtypit mbi gjendjen ne Kine por nuk dua te beje ndonje deklarate per kete ceshtje. Ate qe une dua te theksoje eshte se gjate gjithe takimeve me Kinen perhere paraqitet edhe ceshtja e te drejtave te njeriut. - tha presidenti Obama gjate nje konference shtypi dje ne Shtepine e Bardhe.
Zyrtaret amerikane kane shprehur shqetesimin per fatin e Chen por kane refuzuar komentet per vendndodhjen e tij ndersa ka njoftime te pakonfirmuara qe ai iku ne ambasaden e SHBA ne Pekin.
Presidenti Obama tha se ai eshte ne dijeni te raporteve te shtypit mbi situaten dhe shtoi se cdo here qe Shtetet e Bashkuara takohen me Kinen shtrohet ceshtja e te drejtave te njeriut ne kete vend.
Komentet e zotit Obama vijne nje dite para takimit te pervitshem dypalesh ne Pekin midis Shteteve te Bashkuara dhe Kines. Sekretarja amerikane e Shtetit Hillary Clinton dhe Sekretari amerikan i Thesarit Timothy Geithner do te drejtojne delegacionin amerikan.
Zonja Clinton u beri jehone komenteve te zotit Obama me vone diten e djeshme duke thene se ne kete moment ajo nuk do te trajtoje ceshtjen e zotit Chen. Megjithate ajo tha se mund te garantoje se te drejtat e njeriut do te jete nder ceshtjet e diskutuara gjate takimit ne Pekin.
Diplomati i larte amerikan per Azine Lindore Kurt Campbell arriti ne Pekin te dielen dhe pritet te bisedoje me zyrtaret kineze rreth zotit Chen.
Organizata kineze e te drejtave te njeriut me qender ne Shtetet e Bashkuara thote se zoti Chen eshte nen mbrojtjen e SHBA-se dhe se jane duke u zhvilluar bisedime mes Shteteve te Bashkuara dhe zyrtareve kineze.
Duke folur per Zerin e Amerikes te dielen presidenti i ChinaAid organizates kineze per te drejta e njeriut me baze ne SHBA Bob Fu tha se ndersa Chen eshte i sigurt dhe ne nje vend larg nga shtepia e tij mundesia e vetme per te mund te jete largimi drejt Shteteve te Bashkuara.