Kosovë, qeveria ndan mbi 10,8 milionë euro për zgjedhjet e 7 qershorit

PRISHTINË, 12 maj /ATSH/ Qeveria në detyrë e Kosovës ka ndarë mbi 10,8 milionë euro për zgjedhjet e 7 qershorit, transmeton KosovaPress.
Në njoftimin e Zyrës së Kryeministrit bëhet e ditur se ky vendim u mor në mbledhjen elektronike të mbajtur mbrëmë.
“Qeveria në detyrë e Republikës së Kosovës, ka zhvilluar mbrëmë mbledhje elektronike, në të cilën ka: Miratuar kërkesën e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për ndarjen e mjeteve buxhetore, në vlerë prej 10,887,186.45 € (dhjetë milionë e tetëqind e tetëdhjetë e shtatë mijë e njëqind e tetëdhjetë e gjashtë euro e dyzet e pesë cent), për organizimin e zgjedhjeve të parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës, të cilat do të mbahen më 07.06.2026”, thuhet në njoftim.
/KosovaPress/