Kosovë, rezultatet paraprake të KQZ-së
Komisioni Qendror Zgjedhor ka arritur që në orët e para të së hënës të japë rezultatet paraprake për 9 komuna të Kosovës.
Rezultatet paraprake janë prezantuar në orën 04:00 të mëngjesit nga kryetarja e KQZ-së, Nesrin Lushta, e cila ka rikujtuar faktin se këto rezultate edhe mund të pësojnë ndryshime, pasi aty nuk përfshihen votat me kusht, votat e personave me nevoja të veçanta, dhe votat përmes postës. Sipas rezultatteve paraprake, në Klinë kryeson PDK me 6.153 vota, në Shtine PDK me 5.400 vota , në Obliq LDK me 2.160 vota, PDK me 4.962 vota kryeson në Dragash, AAK renditet e para në Junik, në Hani të Elezit kryeson sërish PDK me 1.519 vota, në Mamusha kryeson KDTP me 1.402 vota, në Ranillug GIOR me 397 vota dhe në Leposavic AAK me 30 vota.
Rezultatet më të plota janë paralajmëruar për sot në orën 19:00.