Kosove, rrezik nga fenomeni i wahabi-t

Veprimi i pare i policise per mbylljen e nje aktiviteti te tille ishte mbyllja e xhamise ne Marine dhe debimi i imamit te saj Kastriot Duka nga Kosova. Mbyllja e kesaj xhamie u be pas denoncimit te nje shoqate ne Drenice.
“Ne ate xhami zhvillohen aktivitete si ardhja dhe bujtja e mysafireve te ndryshem nga vende te ndryshme te botes dhe praktika qe bien ne kundershtim me fene islame”, ka deklaruar Anjeshahe Halimi, perfaqesuese e shoqates “Prehja”.
Perhapja e kesaj dukurie eshte dicka shqetesuese per ekspertin e sigurise Rifat Marmullaku. “Problemi me i madh qendron ne faktin se Bashkesia Islame dhe institucionet e Kosoves duhet te ndertojne nje strategji, qe keto institucione te hyjne ne baza ligjore”, ka pohuar ai.
Mediat kosovare e kane vene disa here ne dukje kete fenomen dhe kane denoncuar rrahjen barbare qe iu be nje imami nga nje grup wahabistesh.