E Shtunë, 31 Tetor 2026

Trajkoviç: Pyetja për Kushnerin ishte provokim

Drejtoresha a Shtëpisë së Shëndetit në Graçanicë, Rada Trajkoviç ka deklaruar se është i arsyeshëm reagimi i ministrit të jashtëm francez Bernar Kushner në lidhje me pyetjen e një gazetari serb për "shtëpinë e verdhë".
Rada Trajkoviç, e cila e shoqëronte Kushnerin në atë moment, tha se para këtij incidenti, zhvillohej një bisedë për tema serioze politike dhe për mënyrë sesi të avancohet komunikimi midis serbëve dhe shqiptarëve në Kosovë.
"Përnjëherë si rrufeja në qiell të hapur vjen pyetja në të cilën gazetari i thotë Kushnerit se familjet e serbëve të rrëmbyer e akuzojnë atë se ka marrë pjesë në trafikimin e organeve. Reagimin e tij e kam kuptuar nga ana profesionale, por më duhet të them edhe nga ana politike", ka thënë Trajkoviç për media serbe.
"Për mjekun me të vërtetë është vështirë të pranoj pyetjen e cila në vetvete përmban çdo akuzë apo dyshim se ka marrë pjesë në trafikimin e organeve", thotë Trajkoviç.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›