Kosovë, seancë e jashtëzakonshme plenare për zgjedhjen e Qeverisë

PRISHTINË, 13 shtator/ATSH/ Kuvendi i Kosovës nisi mesditën e sotme seancën e jashtëzakonshme plenare, në të cilën pritet të votohet për zgjedhjen e Qeverisë.
Në seancë marrin pjesë deputetët e LVV-së, Listës Serbe dhe komuniteteve të tjera joshumicë, ndërsa mungojnë deputetët e PDK-së dhe Aleancës për shkak të procedurave për zgjedhjen e nënkryetarëve të Kuvendit, procedurë kjo të cilën kanë paralajmëruar se do ta dërgojnë në kushtetuese. Gjithashtu, po mungojnë edhe deputetët e LDK-së.
Në seancën e sotme në rendin e ditës është vetëm një pikë, zgjedhja e Qeverisë së Republikës së Kosovës.Seanca vjen pasi ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, e caktoi Albin Kurtin mandatar për formimin e Qeverisë, pas propozimit të Lëvizjes Vetëvendosje.
/Kosovapress/