E Diel, 1 Nëntor 2026

Kosove serbet e veriut nereferendum nis votimi

TIRANE- Vendvotimet ne pjesen veriore te Mitrovices ne Zvecan dhe Zubin Potok jane hapur sot ne oren shtate te mengjesit raportojne mediat serbe.

Votimet ne kuader te referendumit ne keto komuna me popullate shumice serbe ne Kosove do te mbahen edhe neser ndersa ne Leposavic vetem neser.

Pyetja e referendumit eshte A i pranoni institucionet e se ashtuquajtures Republike e Kosoves ndersa mundesia per pergjigjje eshte po ose jo.

Institucionet e Kosoves dhe perfaqesuesit nderkombetare kane thene se ky referendum eshte jolegjitim.
Por serbet e veriut nuk jane terhequr nga organizimi i tij madje edhe pas verejtjeve te Beogradit zyrtar i cili ka frike se nje referendum i tille mund ti kushtoje Serbise me humbjen e statusit te kandidatit per integrim ne BE.

Erhard Drevs komandant i misionit paqeruajtes nderkombetar ne Kosove KFOR i udhehequr nga NATO-ja ka thene se referendumi mund te provokoje dhune nga ekstremistet shqiptare.

Organizimi i referendumit pason nje gjendje disa vjecare te ngrire ne veri ku institucionet e Kosoves si edhe misionet nderkombetare nuk kane arritur te shtrijne autoritetin e vet ne ate pjese ku kane funksionuar vetem institucionet paralele te mbeshtetura nga Serbia.
sg/europaelire/shqiptarja.com

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›