Kosovë, shënohet Dita Kombëtare e të Zhdukurve

Në ditën e të zhdukurve gjatë luftës së Kosovës, kryeministri Albin Kurti deklaroi se në takimin e 2 majit në Bruksel pret që çështja e të pagjeturve të trajtohet me urgjencë, ashtu siç ishte premtuar në Ohër më 18 mars.
“Në aneksin e marrëveshjes së Ohrit, është urgjente çështja e të pagjeturve. Dhe pres që më 2 maj, ashtu pra me urgjencë, të trajtohet çështja e të pagjeturve, e cila nuk i ka vetëm objektiv të pagjeturit, por edhe familjet e tyre dhe mbarë popullin tonë. Të pagjeturit janë në një situatë të veçantë, ku ankthi është më i madh se pikëllimi, ku zemërimi është më i madh sesa vajtimi. Andaj, pres më 2 maj, nga lehtësuesit e dialogut, siç e kemi thënë në Ohër më 18 mars, kjo çështje të trajtohet me urgjencë”
Në përkujtimin e të zhdukurve morën pjesë edhe kryetari i aleancës për ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj si dhe kryetari i PDK Memli Krasniqi, të cilët kërkuan drejtësi.
Sot me përulësi nderojmë memorialin për Mejë, ku pushojnë trupat, shpirtrat e shqiptarëve të pafajshëm. Gjithë këta janë vrarë, e vërtetë pa arsyeje dhe pa asnjë të drejtë, civilë janë ndarë nga familjet e tyre. Një pjesë e trupave të tyre janë marrë në Serbi edhe sot ka ende të pagjetur. Kjo është tragjedia më e madhe; masakra më e madhe në Kosovë. Janë 377 të vrarë, të gjitha moshave, po ashtu të dy gjinive dhe dy besimeve”
RAMUSH HARADINAJ
KRYETAR I AAK-SE
“S’ka si të mos mendojmë se nuk është bërë mjaftueshëm. Për disa prej familjarëve, liria ende nuk ka ardhur. Pa u gjetur dhe pa u zbuluar fati i të pagjeturit të fundit nuk mund të ketë drejtësi”.