E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kosovë, shënohet nata më e ftohtë e dimrit

Nata midis të hënës dhe të martës ishte më e ftohta e këtij dimri. Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës (ISK), temperaturat më të ulëta janë shënuar në vendet e larta malore – minus 22 gradë, kurse në ultësira kanë arritur deri në – 20 gradë.

“Temperaturat e natës së mbrëmshme ishin më të ulëtat gjatë këtij dimri, kurse sipas matjeve tona, ditëve dhe javëve në vazhdim ato do të jenë më të larta”, ka thënë drejtori i ISK-së, Sylë Tahirsylaj.
 

Sipas tij nga e enjtja do të ketë edhe reshje të borës, por jo me intensitetin çfarë ishin reshjet e javës së shkuar.
Megjithatë, në ueb-faqe të ndryshme, temperaturat e mëngjesit të së martës kanë shënuar deri në -25.
 

Sipas një raporti të Policisë së Kosovës, të lëshuar para mesditës, gjatë 24 orëve të fundit, në rrugët e Kosovës kanë ndodhur 52 aksidente komunikacioni, kurse vetëm në një rast është shënuar një person i lënduar lehtë. Raportohet se rrugët magjistrale në gjithë Kosovën janë të kalueshme.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›