Thaçi: Të gjithë qytetarët e Kosovës janë çlirimtarë
Kryeministri i Qeverisë së Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, bëri homazhe dhe vendosi lule para lapidarit të Heroit të Kosovës, komandantit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Zahir Pajaziti, në pesëmbëdhjetë vjetorin e vdekjes së tij.
“Sot, institucionet e shtetit të Kosovës, qytetarët e Kosovës, nderojnë me respektin më të lartë, veprën, jetën dhe heroizmin e komandantit më të shquar të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Zahir Pajaziti dhe bashkëluftëtarëve të tij, Edmondit dhe Hakifit”, theksoi kryeministri Hashim Thaçi, duke shtuar se jeta dhe vepra e komandantit Zahir do të mbetet gjithmonë “udhërrëfyes për punën e institucioneve të Kosovës, për gjithë bashkëluftëtarët e tij, për vullnetin e qytetarëve të vendit tonë”.
“Për lirinë e Kosovës, pavarësinë e Kosovës kanë sakrifikuar të gjithë, dhe të gjithë qytetarët e Kosovës janë çlirimtarë”, theksoi kryeministri Thaçi para lapidarit të komandantit Zahir Pajazitit, në qendër të Prishtinës.