E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kosove, shqipja edhe ne universitet

Per studenten e kimise, Saranda Kastrati epruvetat dhe formulat kimike jane pjese e zkonshme e studimit. Por kur te filloje viti i ri akademik, Saranda dhe gjithe studentet e tjere te Universitetit te Prishtines, do t’i rikthehen studimit te gjuhes shqipe.
Rektori i ketij universiteti, Muje Rugova ka propozuar qe lenda e “Shkrimit dhe komunikimit ne shqip” te jete detyruese per te gjitha fakultetet e ketij universiteti.“Une personalisht jam shume pro kesaj ideje, duke marre per baze se gjuha shqipe gjithnje e me shume po perfiton ndryshime, duke u nisur nga barbarizmat dhe fjalet e huaja, jo vetem nga shtetet fqinje, por edhe nga gjuha angleze. Duke u nisur nga ky fakt, edhe ne qe studiojme shkencat ekzakte jam dakord qe gjuha shqipe te jete jo nder lendet me zgjedhje, por nje lende me detyrim”, eshte shprehur Saranda.Rektori i Universitetit te Prishtines e arsyeton kete ide te tijen duke u nisur nga nje pervoje 40-vjecare si profesor ne kete institucion.“Mund ta kuptosh nje student se nga cfare zone e Kosoves vjen, vetem pas tre fjalive. Kjo nenkupton se pjesa me e madhe e studenteve nuk ja ve veshin gjuhes”, u shpreh Rugova.Nevoja per njesimin ne komunikim dhe ne te shkruarin e gjuhes shqipe ne Kosove, eshte e dukshme edhe ne rruget e kryeqytetit. Nga hyrja e Prishtines deri ne qender, reklamat e pakta ne shqip kane jo pak gabime.“Kozmetike” behet “kozmetik”, “dyqani i kepuceve”, behet “dyqani i kepucave”, ndersa ne qender te Prishtines, “Gezimi” behet “Gzim”.“Ndikimi qe kishte bere gjuha serbe dhe pashkakesia e intelektualeve qe u morren me perkthimin e librave te shkencave juridike, filozofike etj, e gjithe kjo nuk prodhon gje tjeter vecse kete gjendje qe kemi ne”, eshte shprehur Isa Bajzinca, perfaqesues i “Shoqates per mbrojtjen e gjuhes shqipe”.Te gjithe ne Kosove pranojne se perdorimi i drejt i gjuhes eshte pothuajse alarmant, megjithate pas pavaresise se Kosoves, ndryshimit te flamurit dhe himnit, edhe gjuhes shqipe duhet t’i kthehet vemendja e duhur dhe rendesia qe per shkaqe historike i eshte mohuar dikur.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›