Maqedoni/ "Zgjohu", nismë për zonat e përmbytura në Shkodër
Lëvizja "Zgjohu" në Maqedoni, së bashku me ambasadën shqiptare në këtë vend kanë ndërmarrë një nismë për t'iu ardhur në ndihmë banorëve të prekur nga përmbytjet masive në Shkodër.
"Zgjohu" ka bërë të ditur se apelet e saj drejtuar qytetarëve maqedonas do t'i bëjë përmes mediave më të mëdha elektronike në vend.
Gjithashtu, lëvizja ka vendosur në dispozicion tre numra telefoni, përmes të cilëve do të mund të bëhet donacioni.
Ata janë 070/143333, 075/143900 dhe 077/1433333 dhe për çdo telefonatë do të dhurohen nga 100 dinarë.