Kosovë, sot mbahet takimi i parë për MSA-në
PRISHTINE- Sot do të mbahet takimi i parë përgatitor për fillimin e negociatave për Marrëveshjen e Stabilizim-Asociimit (MSA).
Ministrja e Integrimit Evropian, Vlora Çitaku, ka vlerësuar se procesi i MSA-së do të rezultojë me sukses për shtetin e Kosovës.
Në këtë kontekst, ajo ka thënë se institucionet e vendit do t’i përmbushin kriteret e nevojshme, në mënyrë që negociatat për MSA-në të fillojnë në vjeshtë dhe të përfundojnë në pranverën e vitit të ardhshëm.
“Takimi i sotshëm është në vazhdën e përgatitjeve që kemi bërë tani e disa muaj. Është takim përgatitor për fillimin e negociatave për Marrëveshjen e Stabilizim-Asociimit. Siç edhe e ka konfirmuar komisioneri Fyle, presim që negociatat të fillojnë në vjeshtë dhe të përmbyllen në pranverë të vitit të ardhshëm”, ka thënë Çitaku për “Epokën e re”.
Ajo ka treguar se deri më tani është bërë vlerësimi i përafrimit të legjislacionit dhe trajnimi i stafit që do të negociojë për MSA-në.
“Tashmë kemi krijuar ekipin negociator dhe kemi bërë vlerësimin e përafrimit të legjislacionit dhe ndikimit të marrëveshjes tregtare si pjesë esenciale e MSA-së, si dhe është bërë trajnimi i stafit që do të negociojë për MSA-në”, është shprehur Çitaku.
Po ashtu, ministrja Çitaku ka thënë se rol të rëndësishëm në procesin e negociatave për MSA-në, përveç Ministrisë së Integrimit Evropian, kanë edhe ministritë e tjera.
“Ekipi negociator udhëhiqet nga Ministria e Integrimit Evropian, kurse pjesë e saj janë edhe ministritë relevante në këtë proces. Rol të rëndësishëm kanë Ministria e Tregtisë dhe Industrisë, Ministria e Financave, Ministria e Punëve të Brendshme, Ministria e Drejtësisë, Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural si dhe ministritë e tjera”, ka deklaruar Çitaku.
(m.a/tg/BalkanWeb)