E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kosovë, tensione brenda PDK-së për postin e presidentit

Hashim Thaçi nuk ka mundur mbrëmjen e së martës t`i premtonte Behgjet Pacollit postin e presidentit të shtetit, pasi për këtë nuk e ka mbështetjen e mjaftueshme në partinë e tij.

Sipas mediave kosovare të cilat citojnë burime brenda PDK-së se ka shkuar në 10 numri i deputetëve të cilët nuk do ta votonin Pacollin për president. Kjo, për shkak se duan që posti i kreut të shtetit t`i takojë PDK-së.

“Thaçi ka marrë sinjale nga disa deputetë se do të dalin me listë alternative kur të vijë koha e zgjedhjes së presidentit”. Janë 8-10 deputetë që nuk do të votojnë Pacollin. Ata janë të vendosur që ky post t`i kalojë Jkaup Krasniqit, citojnë mediat burime nga PDK-ja.

Të njëjtën gjë e ka konfirmuar edhe një nga anëtarët e Kryesisë së PDK-së, duke mos dashur t`i përmendej emri. Ky zyrtar ka bërë të ditur se “mbështetësit e Krasniqit” janë takuar ditë më parë në një nga restorantet në periferi të Prishtinës, në shenjë pakënaqësie me liderin e partisë, që nuk po i mbante të informuar me rrjedhat e procesit për ndërtimin e institucioneve të reja.

Sipas tij, “të pakënaqurit” janë të sigurt se do t`i bëjnë 25 nënshkrime për ta propozuar Krasniqin për president, në rast se Thaçi përcaktohet që këtë post t`ia lërë AKR-së.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›