Kosove termet 4.4 Rihter

Lekundje te forta termeti u ndjene ne zonat lindore te Kosoves vecanerisht ne qytetin e Gjilanit dhe ne rrethinat e tij.
Sipas institutit sizmiologjik mesdhetar termeti ka patur nje magnitude prej 4.4 te grades Rihter dhe epiqendra e lekundjeve sizmike u regjistrua ne nje distance prej 9 kilometrash nga Presheva ne nje thellesi prej 2 kilometrash.
Nuk ka raportime per deme njerezore apo materiale.