E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zgjedhjet ne Kosove diskutohet 30 janari e 6 shkurti

Zgjedhjet e reja ne Kosove mund te mbahen ne 30 janar ose ne 6 shkurt. Te pakten keto data jane diskutuar ne takimin qe kreu i qeverise Hashim Thaci ka patur me diplomatet e Kunitit ne mbremje ne Prishtine.

Takimi nisi rreth ores 1730 dhe vec diplomateve te Kuintit merrnin pjese edhe perfaqesuesi i Zyres Civile Nderkombetare komandanti i KFOR-it dhe ai i EULEX-it. Takimi zgjati rreth 60 minuta dhe pas tij pjesemarresit nuk dhane asnje deklarate per mediat.

Mesohet se tema kryesore e diskutuar ne kete takim ka qene percaktimi i dates se zgjedhjeve te parakoheshme dhe zhvillimet me te fundit ne Mitrovicen e Veriut. Behet e ditur se ne takim jane diskutuar 2 data si me te pershtatshmet per mbajtjen e zgjedhjeve te parakoheshme 30 janari dhe 6 shkurti i 2011-es.

Megjithate asgje nuk eshte vendosur se ne cilen date do te mbahen keto zgjedhje nderkohe qe te premten pritet te mbahet takimi vendimtar mes ushtruesit te detyres se presidentit zotit Jakup Krasniqi dhe perfaqesuesve te partive politike ku do diskutohet pikerisht per percaktimin e dates.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›