E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kosove thirrje serbeve te dalin ne zgjedhje

Komiteti i Helsinkit per te Drejtat e Njeriut ne Serbi dhe Fondacioni Biljana Kovacevic Vuco u kane bere thirrje serbeve te Kosoves qe te dalin ne zgjedhjet parlamentare te 12 dhjetorit.
Drejtori ekzekutiv i Komitetit te Helsinkit Ivan Kuzminovic deklaroi ne Cagllavice se serbet e Kosoves munden dhe duhet te dalin ne zgjedhjet e ardhshme parlamentare ne Kosove pa pasur frike nga ndonje reagim negativ nga ana e autoriteteve ne Beograd.

Dushan Bogdanovic drejtor i fondacionit Biljana Kovaceviq Vuco konsideron se Kosova po shkon drejt pjekurise se plote politike. Bogdanovic konsideron se pervoja e serbeve pas konflikteve ne ish-republikat jugosllave ka treguar se ata me shume jane demtuar sesa kane perfituar kur jane mbeshtetur te direktivat e Beogradit.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›