Kosove tjeter shperthim ne Veri

Nuk kanë të ndalur shpërthimet në veri të Kosovës. Të martën pas mesnate është sulmuar shtëpia e një pjesëtari të Policisë së Kosovës. Bëhet fjalë për Xhavit Derishevic me kombësi boshnjake në oborrin e të cilit është hedhur një mjet eksploziv.
Zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës Avni Zahiti konfirmoi se Derisheviç punon në Departamentin e Hetuesisë në stacionin në veri të qytetit. Ai tha eksplozivi ishte hedhur në oborrin e shtëpisë së pjestarit të policisë Derisheviç i cili jeton në afërsi të lagjes së boshnjakëve në veri të qytetit.
Policia ende është duke punuar në përcaktimin e llojit të eksplozivit i cili thuhet të ketë qenë rreth 500 gram. As për këtë rast nuk ka të dyshuar as të arrestuar ndërkaq motivet sipas zyrtarëve policor tashmë mund të nënkuptohen. Veriu i Kosovës
EULEX shton masat në veri
Serbët e veriut: Anulim marrëveshjeve
Tjetër shpërthim në Mitrovicë