Urimi "rugovian" i Fadil Berishës

Fadil Berisha, i cili konsiderohet si fotografi shqiptar më i njohur në botë, vazhdon të jetë i lidhur me rrenjët shqiptare.
Ndonëse ka vite që jeton në Amerikë, ai përcjellë zhvillimet kombëtare. Kështu, në përvjetorin e pestë të shpalljes së pavaresisë së Kosovës, ai ka bërë një urim të veçantë nëpërmjet rrjeteve sociale.
Krahas publikimit të një fotografie me presidentin e ndjerë të Kosovës, Ibrahim Rugova, për të cilën u shpreh i emocionuar, Berisha ka uruar Kosovën në këtë datë të rëndesishme.
Berisha vazhdimisht është i angazhuar në promovimin e vlerave të popullit shqiptar në botë. Janë shumë vajza shqiptare, të cilat sot janë në majat e suksesit, që i janë mirënjohëse atij për ndihmën dhe forcën që u ka dhënë për t’ia dalë mbanë. /Indeksonline/