Kosove veriu vazhdon izolimin

Përderisa politika kosovare është zhytur në konflikt të brendshëm të cilit nuk po i shihet zgjidhja, veriu i Kosovës vazhdon të mbetet në izolim total dhe larg vëmendjes së opinionit.
Kanë kaluar gjashtë muaj nga bllokimi i rrugëve magjistrale që lidhin Mitrovicën me dy pikat kufitare në veri të Kosovës dhe barrikadat e serbëve vetëm sa janë forcuar e zmadhuar. Ndërsa mungon tërësisht përpjekja e institucioneve të sigurisë për t’i larguar ato.
Dhe padyshim se parashikimet e qeverisë se barrikadat nuk do t’i zinte stina e dimrit ishin të pasakta. Edhe në temperatura të ulëta, qytetarët serbë ndonëse në numër më të vogël, gjejnë kohë të Veriu i KosovësKi Moon: Zgjidhje paqësore për veriunRasmussen: Të gjendet zgjidhje e qëndrueshme politike Tahiri: Dialogu, kurrë me karakter politik mbajnë rendin në rrugën magjistrale në drejtim të pikës kufitare 31. Ata nuk pengohen nga askush kur e bllokojne lirine e levizjes.
Policia e Kosovës thotë se nuk është në mandatin e saj ndërsa forcat e KFOR-it duket se janë rehatuar në bazën ushtarake në fshatin Qaber, pranë barrikadës tjetër në fshatin Jagnenicë. Ata që e vuajnë më së shumti këtë situatë janë shqiptarët që jetojnë në lagjet veriore të Mitrovicës.
Qytetarët tregojnë se përpjekjet e institucioneve për të zgjidhur këtë problem të vjetër janë në kufijte e minimales.
Derisa shqiptaret i preokupon izolimi, serbët janë në prag të një veprimi vendimtar për ta. Kryetarët e Komunave paralele janë të vendosur për mbajtjen e referendumit në këtë pjesë sadoqë qeveria e Beogradit e ka kundërshtuar.
“Sa i përket referendumit mendoj se ai do duhej të mbahet. Është në të mirën e popullit që të mbahet referendumi. Do të mbahet referendumi dhe është i nevojshëm për serbët në Kosovë”, thotë një qytetar serb.
Lagja e boshnjakëve është një tjetër zonë ku komunikimi me pjesën e veriut është ndërprerë, pavarësisht se kjo është një lagje me popullsi të përzier. Pikërisht ky fakt e bën këtë lagje të funksionojë më normalisht. Shqiptarë, serbë e boshnjakë lëvizin e komunikojnë lirshëm me njëri-tjetrin pavarësisht se në njërën anë valon flamuri shqiptar e në anën tjetër ai serb.