168 vjetori i lindjes se Kryeministrit te Qeverise se Pavaresise Ismail Qemali

Në ditën e lindjes së patriotit të madh, Kryeministrit të Qeverisë së Pavarësisë, Ismail Qemalit, në qytetin e Vlorës u zhvilluan një sërë aktivitetesh në nderim të figurës dhe veprimtarisë së tij.
Bashkia e këtij qyteti çeli përmes një ceremonie të zhvilluar në vendin ku prehën eshtrat e Ismail Qemalit, pranë Sheshit të Flamurit, kalendarin e aktiviteteve të planifikuara për kremtimin e 100 vjetorit të Shpalljes së Pavarësisë Kombëtare. Duke e marrë fjalën në këtë ceremoni, kryetari i Bashkisë së Vlorës, Shpëtim Gjika, u ndal tek dimensionet e figurës së Ismail Qemal Vlorës dhe tek roli i tij në shpalljen e pavarësisë dhe ngritjen e shtetit shqiptar. “Nuk mund të flasësh për Pavarësinë e Shqipërisë, pa përmendur plakun e urtë të Vlorës, ashtu siç nuk mund të përshkruash figurën dhe protagonizmin e tij, pa këtë ngjarje madhore, më të shkëlqyerën në historinë e shqiptarëve”, theksoi Gjika. Ndërkohë, në përkujtim të kësaj dite, pranë varrit të Ismail Qemalit, bënë sot homazhe dhe vendosën kurora edhe Prefekti i Qarkut, Eduart Veçani, kryetari i degës lokale të PD-së, Ardian Kollozi, si dhe qytetarë të shumtë.
Në programin e aktiviteteve të ditës së sotme ishte edhe shfaqja e një montazhi muziko-letrar në sallën e Teatrit “Petro Marko”, me pjesëmarrjen e artistëve dhe këngëtarëve vlonjatë, grupeve popullore nga trevat e Vlorës.