E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kosove vershimet i marrin jeten 8 vjecarit

Vershimet ne rajonin e Pejes i kane marre jeten e nje femije 8 vjec nderkohe qe polica eshte ne kerkim te nje 7 vjecari tjeter.

Policia tashme ka konfirmuar se Arbis Krasniqi i lindur ne vitin 2002 eshte gjetur i vdekur te merkuren rreth ores 1600 ne nje fushe ndermjet fshatrave Qellopek dhe Kosuriq te komunes se Pejes.

Vdekjen e femijes e kane konfirmuar edhe ekipi mjekesor. Nderkohe sa i perket zhdukjes se femijes se dyte Valtrim Krasniqi policia thote se po ben ceshte e mundur per gjetjen e tij.

Sipas policise femijet jane zhdukur ne uje pasi u rrit niveli prej reshjeve te medha te shiut. Policia ben te ditur se lidhur me rastin eshte njoftuar nga familjaret e femijeve pasi ata nuk ishin kthyer ne shtepi nga oret e mengjesit deri ne oren 1610 te dites se merkure.

Familjaret e femijeve kishin menduar se femijet e tyre kishin shkuar per te nxjerre bagetine ne kullote. Policia po vazhdon me nje aksion te madh kerkim-shpetimi por ende nuk ka rezultate.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›