E Diel, 1 Nëntor 2026

Kosovë, vijon seanca gjyqësore ndaj Fatmir Limaj

Ka vijuar edhe sot seanca gjyqësore ndaj nënkryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës Fatmir Limaj. Limaj dhe nëntë ish-pjestarë të tjerë të UÇK-së akuzohen për kryerjen e krimeve në Kleçkë të Malishevës.
 

Në seancën e djeshme deputeti Limaj ka shprehur gatishmërinë e tij, për tu përballur me drejtësinë në çdo kohë ndërsa ka pohuar se nuk ndjehet fajtor lidhur me akuzat e ngritura kundër tij dhe se ai këtë e ka quajtur si një fushatë kundër personalitetit dhe familjes së tij.
 

Ish-komandanti I UÇK-së, si njohur si "Çeliku" ka nënvizuar se gjatë periudhës kur akuzohet, dhe konkretisht gjatë muajit prill 1999 ai ka qëndruar në Shqipëri dhe jo në Kosovë.
 

Seanca për konfirmimin e aktakuzës është caktuar të mbahet një muaj pasi prokurori italian, Maorizio Salustro e ka ngritur aktakuzën.
 

Deputeti Fatmir Limaj ishte shpallur i pafajshëm nga Gjykata e Hagës, për krime të supozuara në Llapushnik, ndërsa tashmë pritet që të gjykohet për krime që sipas prokurorëve ndërkombëtarë, janë kryer në fshatin Kleçkë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›