Ndërpritet puna në Kapshticë, shkak një defekt kompjuterik

Një defekt në sistemin kompjuterik të palës greke ka bërë që të bllokohet lëvizja në pikën kufitare të Kapshticës.
Sipas informacioneve si pasojë e defektit në sistem është bllokuar kontrolli i dokumentave duke krijuar edhe radhë të gjata të njerëzve dhe automjeteve.
Pala greke ka njoftuar se nuk do të ketë procedura të lëvizjes së automjeteve deri në orën 14.00, orar në të cilin mendohet se mund të ketë një përmirësim të situatës.
Ndërkohë një problem i tillë është hasur edhe në pikën doganore të Kakavijës por defekti është rregulluar dhe procedurat e kontrollit të dokumentave po vijon normalisht.