Kosove vrasja e femijes asnje i arrestuar

Megjithatë, sipas zyrtarëve policorë, cështja po hetohet me shumë përparësi dhe se së shpejti pritet të behën publike analizat balistike.
Sabrie Kamberi, zyrtare për informim në Policinë e Kosovës bëri të ditur se policia po vazhdon me marrjen në pyetje të dëshmitarëve dhe bastisjen e disa shtëpive të banorëve serbë në fshatin Pasjan, të cilët po akuzohen nga familjarët e viktimës për vrasjen e fëmijës.
Ndërkohë, ndaj dy qytetarëve serbë të arrestuar dhe të liruar tashmë nga policia, do të vazhdojë procedura gjyqësore. Ata akuzohen për armëmbajtje pa leje, e cila sipas Kodit Penal përbën vepër penale.
Vrasja e mistershme e 13-vjecarit Leutrim Musli ka ndodhur javën e shkuar në malet e fshatit Uglar të Gjilanit, i cili gjendet në afërsi të fshatit Pasjan, i banuar me serbë. Vrasja kishte ndodhur kur fëmija së bashku me të atin kishin dalë në mal për të prerë dru.