Libia, Juncker: Distancohem nga Franca
Gaddafi duhet ta dijë se pjesa më e madhe e komunitetit ndërkombëtar dëshiron që ai të largohet.
Deklarata është bërë nga kryeministri luksemburgez, Jean Claude Juncker, para fillimit të samitit të 27 vendeve anëtare të BE-së.
Por Juncker është distancuar nga ajo që liderë të ndryshëm e vlerësojnë si një arrati para presidentit francez Nicolas Sarkozy, që ka deklaruar se Franca është pro aksioneve ushtarake.
“Vendimet duhet të merren vetëm gjatë mbledhjes”, ka saktësuar Juncker.
Sarkozy deklaroi dje se, Franca është e gatshme ta bombardojë edhe e vetme Libinë për të mbrojtur popullsinë që manifeston pa akte dhune.