E Diel, 1 Nëntor 2026

Kosove vreshtaret e Rahovecit ne proteste

Vreshtaret e qytezes se Rahovecit ne Kosove po zhvillojne nje proteste masive per kushtet e punes e cila ka degjeneruar ne akte dhune.

Lajmin e ka konfirmuar zedhenesi i deges se Policise se Kosoves ne Prizren Hazir Berisha sipas te cilit situata ka dale jashte kontrollit.

Protesta ka kaluar ne dhune. Ka nderhyre policia eshte perdorur gaz lotesjelles si dhe jane ndaluar disa persona. Por situata vazhdon te jete e tensionuar ka deklaruar Berisha.

Vreshtaret kane manifestuar vecanerisht kunder kompanise Stone Castle selia e te ciles eshte goditur me gure dhe objekte te tjera.

Lajmi nderkohe eshte konfirmuar edhe nga kreu i shoqates se vreshtareve Labinot Shehu i cili ka bere te ditur se pas bisedimeve me kompanine e siperpermendur nuk eshte arritur asnje marreveshje.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›