Krimet e luftes mbyllen kerkime ne Perucac
Lajmin e ka bere te ditur kryetari i komisionit te qeverise serbe per personat e zhdukur Vellko Odallovic.
Kerkimet ne hapesiren prej 25 kilometrash qe i takon Serbise kane perfunduar dje. Me kete proces jane plotesuar kerkesat e delegacioneve per personat e zhdukur nga BeH dhe Prishtina ka deklaruar Odallovic.
Ai ka shtuar me tej se pavaresisht kesaj pala kosovare kerkoi qe te behen serish kerkime pasi dyshon se ne liqen ndodhen mbetje te tjera mortore.
Odallovic ka kujtuar se kerkimi i pare i perbashket mes pales serbe dhe asaj kosovare u be ne vitin 2003 ku u gjet nje autofrigorifer me trupat e 58 shqiptareve.
Nderkohe delegacioni boshnjak dyshon se 11 skeletet e gjetura i perkasin popullsise boshnjake te vrare ne Vishegrad nga njesia paraushtarake serbe e drejtuar nga Millan Llukic.