Kosove vritet kandidati i koalicionit boshnjak Vakat

Kandidati per deputet i koalicionit boshnjak Vakat eshte vrare pasditen e sotme ne Kosove. Lajmi behet i ditur nga mediat kosovare te cilat theksojne se persona te panjohur kane qelluar me arme zjarri perfaqesuesin e koalicionit bonjak Vakat Shefko Salkovic duke e lene te vdekur ne vend.
Ngjarja e rende ka ndodhur ne afersi te Jarines vendkalimit kufitar midis Kosoves dhe Serbise nderkohe qe lajmin e ka konfirmuar edhe zedhenesi i policise se Kosoves Besim Hoti.
Gjithashtu nga te shtenat me arme zjarri eshte plagosur edhe nje person tjeter i cili ne kohen e sulmit ishte duke udhetuar me makine se bashku me viktimen. Nderkohe mbeten ende te paqarta motivet e kesaj vrasjeje.