E Diel, 1 Nëntor 2026

Zgjedhjet ne Kosove Premtimet e partive politike te ekzagjeruara

Partite politike ne Kosove tashme jane ne vlugun e fushates se tyre per zgjedhjet e jashtezakonshme te 12 dhjetorit. Sipas analizave te bera gjate fushates nga organizatat joqeveritare partite politike me programet e tyre jane te fokusuara kryesisht ne zhvillimin ekonomik te vendit mirepo premtimet e tyre sikurse dhe ne te kaluaren duken te ekzagjeruara. Keshtu thote Petrit Zogaj nga Levizja FOL organizate kjo e cila prej vitesh monitoron premtimet qe jane bere nga partite politike.

Fushate zgjedhore deklarative - Merren vendime qeveritare kur nuk ka qeveri

Partite politike bejne nje fushate deklarative e cila eshte e paimplemenueshme ne terren. Po ashtu bejne nje program politik te partise i cili edhe ai eshte i paimplementueshem ne programin qeveritar dhe ne fund programi qeveritar tregon qe gjate implementimit te tij eshte reduktuar dhe ne mase te madhe implementimi nuk eshte bere sipas afateve te percaktuara nga qeveria thote Petrit Zogaj.

Ne te njejten linje shprehet edhe Avni Zogjiani nga organizata joqeveritare OHU. Sipas tij qeveria e Kosoves ka kohe qe nuk ka mbajtur mbledhje ndersa ne emer te qeverise nenshkruhen vendime.Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Avni Zogiani nga organizata ohu ne Kosove

Ne emer te qeverise merren vendime ne kohen kur nuk ka mbledhje te qeverise. Kosova faktikisht nuk ka qeveri ka nje qeveri te shkarkuar ne parlament. Pra gjate kesaj kohe te fushates ky problem nuk eshte prekur nga asnje parti politike opozitare apo nuk eshte shprehur si shqetesim sa duhet thote Avni Zogjiani.

Disa qytetare nuk i besojne me asnje partie politike

Te shqetesuar per premtimet sic thuhet te ekzagjeruara te partive politike gjate kesaj fushate thone mendimet e tyre edhe disa qytetare te Kosoves.

Askujt nuk i besoj me e kam humbur besimin tek te gjithe sepse ka vetem premtime te kota.


Te gjithe e dime se si ka qene Kosova perpara ndersa tash jemi ne situaten kur te gjithe duhet te punojne per zhvillimin e vendit.

Ka qene shume veshtire deri sa Kosova nuk ishte e pavarur ndersa tash ke shanse shume me te mira nese politikanet angazhohen. Tashme eshte koha e fundit qe te zhduket edhe korrupsioni.


Ata vetem premtojne ndersa kur vijne ne pushtet po i harrojne ato qe kishin thene. Shume pak kane realizuar nga ato qe kane premtuar thone per DW disa qytetare te Kosoves.

Jakup Krasniqi i ben thirrje partive politike per permbajtje dhe fushate demokratike

Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Jakup Krasniqi president ne detyre i KosovesNe anen tjeter presidenti ne detyre Jakup Krasniqi thote per DW se gjuha qe po perdorin partite politike gjate fushates eshte pjese e demokracise por sipas tij disa parti kane shkelur kodin e sjelljes.

Partite politike ne pergjithesi jane duke bere nje gare korrekte nganjehere edhe me nje gjuhe te ashper te disa partive ne ndonje rast edhe e paargumentuar por edhe kjo eshte pjese e fushates dhe pjese e proceseve demokratike neper te cilat po kalon Kosova thote Jakup Krasniqi.

Fushata per zgjedhjet jashtezakonshme parlamentare te 12 dhjetorit kesaj radhe zgjat vetem dhjete dite. Presidenti ne detyre Jakup Krasniqi u beri thirrje partive politike qe te jene te permbajtura te zhvillojne nje fushate te ndershme dhe demokratike ndersa fton qytetaret qe diten e diele me 12 dhjetor te dalin masivisht ne zgjedhje.

Autor Bekim Shehu

Redaktoi Mimoza Cika-Kelmendi

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›