Kosovë, zyrtarët më të lartë nuk deklarojnë pasurinë

Prishtinë, 14 prill, NOA - Agjencia Kosovare
Kundër Korrupsionit tha se 186 zyrtarë të lartë publikë nuk e kanë deklaruar
ende pasurinë, megjithëse afati ligjor ka përfunduar më 31 mars 2010.Numri i zyrtarëve të lartë, të cilët e kanë
obligim të deklarojnë pasurinë janë 1560. Nga numri i përgjithshëm, 1374 e kanë
deklaruar ndërsa 186 zyrtarë të lartë publikë nuk e kanë deklaruar ende
pasurinë, njoftoi agjencia.
Në mesin e zyrtarëve që e kanë deklaruar pasurinë janë presidenti, kryetari i Kuvendit, kryeministri, dy zëvendëskryeministrat dhe 16 nga 17 ministrat e qeverisë.
Nga institucionet, numri më i madh i zyrtarëve që nuk e kanë deklaruar pasurinë është në Qeveri.
NOA