E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kosove/EULEX arreston 5 te akuzuar per krime ekonomike

Policia e EULEX-it arrestoi sot pese persona dhe shpalli ne kerkim dy te tjere me akuzen e kontrabandimit te derivateve shmangie nga tatimi dhe keqperdorim te autorizimeve ne ekonomi.
Departamenti ekzekutiv i policise se EULEX-it dhe zyrtaret e doganes se Kosoves te mbeshtetur nga departamenti i policise speciale te EULEX-it realizuan mengjesin e sotem disa bastisje ne te gjithe Kosoven njofton zedhenesja e EULEX-it Kristina Herodes.

Bastisjet u realizuan ne saje te hetimeve te vazhdueshme te krimit te organizuar dyshimet per kontrabandim me derivate shmangie nga tatimi dhe keqperdorimit te autorizimeve ne ekonomi.

Ne kuader te ketyre bastisjeve prokurori i EULEX-it ne Gjykaten e Qarkut ne Prishtine ka autorizuar arrestimin dhe paraburgimin policor te pese te dyshuarve. Dy te dyshuarit e tjere momentalisht gjenden jashte vendit.

Bastisjet jane autorizuar nga gjykatesi i procedures paraprake ne Gjykaten e Qarkut ne Prishtine.

Hetimet jane duke u kryer nga departamenti ekzekutiv i policise se EULEX-it dhe Dogana e Kosoves nen mbikeqyrjen e prokurorit te EULEX-it te Gjykates se Qarkut ne Prishtine.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›