KosoveFeith mirepret marreveshjen e perbashket

Perfaqesuesi Special i BE-se ne Kosove Pieter Feith mirepriti sot nenshkrimin e Deklarates se Perbashket te Partive Politike dhe Subjekteve Elektorale lidhur me Mbarevajtjen e Procesit Zgjedhor te Zgjedhjeve te Pergjithshme te 12 dhjetorit 2010 nga partite dhe subjektet politike qe jane regjistruar per te marre pjese.
I pergezoj partite politike per nenshkrimin e marreveshjes. Zgjedhjet e lira te ndershme dhe te rregullta jane prioriteti me i larte i Bashkimit Evropian dhe ne deshirojme ti shohim zgjedhjet e ardhshme ne Kosove ti kene permbushur standardet me te larta nderkombetare ka thene Faith permes nje deklarate per media.
Ai ka theksuar se partite politike kane nje rol te rendesishem ne krijimin e nje ambienti te mire per zgjedhjet permes sjelljeve te tyre.
Ai u ka bere thirrje te gjithe qytetareve te Kosoves qe te shfrytezojne te drejten e tyre demokratike per te votuar dhe zgjedhur ata perfaqesues qe mendojne se do te punojne me se miri per interesin publik.
Pjesetaret e komuniteteve posacerisht te atij serb e kane nje rast te rendesishem per te arritur perfaqesim me te madh ne keto zgjedhje. BE-ja SHBA-te dhe partneret nderkombetare do ta ndihmojne kete proces me mekanizma te vezhgimit tha Feith.