Haxhinasto vizite ne Seline e Shenjte

Ministri i Puneve te Jashtme Edmond Haxhinasto eshte nisur per nje vizite zyrtare dy ditore ne Seline e Shenjte.
Gjate kesaj vizite Ministri Haxhinasto do te pritet ne audience nga Shenjteria e Tij Papa Benedikti XVI si dhe do te zhvilloje nje takim me Sekretarin per Marredheniet me Shtetet Monsinjor Dominique Mamberti.
Ministri Haxhinasto do te diskutoje me autoritetet e larta te Vatikanit mbi bashkepunimin e ngushte njerezor dhe institucional te vendit tone me Seline e Shenjte si dhe forcimin e metejshem te marredhenieve dypaleshe ne fusha me interes te ndersjelle.