Kosovë,KQZ pranon Iniciativën qytetare serbe
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Kosovë ka miratuar emrin e ndryshuar të listës serbe, përkatësisht Iniciativa qytetare serbe.
Lajmi është bërë nga i ashtuquajturi prefekt i Qarkut të Kosovës, Vlladeta Kostiç i cili ka theksuar se serbët do të dalin me këtë listë në zgjedhjet lokale të Kosovës më 3 nëntor.
Sipas mediave serbe, KQZ ka kërkuar nga dy lista serbe që të ndryshojnë emërtimin, duke hequr nga ai fjalën Serbia.