E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kosovë:Mocion për shkarkimin e ministrit të jashtëm Hyseni

Grupi Parlamentar i Aleancës Kosova e Re ka ngritur mocion për shkarkimin e ministrit të Punëve të Jashtme, Skënder Hyseni. Mocioni i është dorëzuar të premten pasdite Kryesisë së Kuvendit, duke u përcjellë me kërkesën që kjo çështje të futet në rend dite qysh në seancën e parë të sesionit vjeshtor të punimeve të Kuvendit, bën të ditut gazeta Koha Ditore.

Shefi i Grupit Parlamentar të AKR-së, Ibrahim Makolli, e ka arsyetuar kërkesën e deputetëve të kësaj partie me ngecjet në konsolidimin e Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe me shtrirjen e rrjetit diplomatik në shtetet e jashtme.

“GP i AKR-së konsideron se tashmë janë pjekur kushtet që ministri Hyseni të japë llogari për neglizhencën që ka treguar gjatë procesit të funksionalizimit të MPJ-së”, ka thënë Makollit. Ai beson se kërkesa e tyre do të mbështetet edhe nga partitë të tjera opozitare , në rast se arrin të hidhet në votim. /Telegrafi/ 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›