E Diel, 1 Nëntor 2026

Kosoveperplasje mes serbeve dhe policise

Policia e Kosovës për rajonin e Mitrovicës, njofton se dhjetëra serbë kanë prishur qetësinë në orët e hershme të mëngjesit të së enjtes.

"Rreth orës 05:00 një grup prej afër 70 vetash të nacionalitetit serb, pjesëmarrës të marshit të Vidovdanit janë mbledhur ne afërsi të urës kryesore. Tre prej tyre kanë kaluar pengesat me gurë në urën kryesore dhe kanë filluar të fyejnë policët në detyrë", thuhet në njoftimin e policisë, bën të ditur Europa e Lirë.

Këtë vit, komuniteti serb shënon 623-vjetorin e Betejës mesjetare të Kosovës, e cila ndryshe njihet në radhët e këtij komuniteti si “Vidovdan”.

"Policia me qëllim të qetësimit të situatës ka larguar këta qytetarë në pjesën veriore të urës, më pas i ka shoqëruar dy autobusët në pikën kufitare ne Merdare, përmes së cilës janë larguar nga territori i Kosovës”, njofton policia.

Ministri i Punëve të Brendshme, Bajram Rexhepi, ben te ditur RTK ka konfirmuar se disa pjesëtarë të Policisë së Kosovës janë lënduar ndërsa po pengonin kalimin në Kosovë të një grupi serbësh te pika kufitare në Merdare.
Rexhepi ka theksuar se bëhet fjalë për lëndime të shkaktuara me gurë, që ky grup serbësh kishte hedhur në drejtim të policisë së Kosovës.

Ai ka deklaruar se kishte edhe të shtëna armësh, por nuk janë shënuar plagosje të pjesëtarëve të policisë nga këto të shtëna.

 

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›