E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Kosta Rika-Zelandë e Re, për një vend në Botëror

Kosta Rika dhe Zelanda e Re luajnë sot për një vend në Kampionatin Botëror “Katar 2022”, ndërsa fituesja e këtij çifti do të plotësojë grupin E, atje ku ndodhen Spanja, Gjermania dhe Tunizia. Zelanda e Re është e vetmja skuadër e Oqeanisë që luajnë në play-off ndërkontinentale për një vend në Kupën e Botës. E kjo që nga momenti që Australia iu bashkua Azisë. Shpresat e tyre mbeten në këtë ndeshje, e cila luhet në Katar, si vend i zgjedhur për shkak të rasteve Covid-19 në zonën e Oqeanisë.

Zelanda e Re luan shansin e vet në këtë play-off, teksa më 2014-ën qe eleminuar nga Meksika, 5-1, dhe më 2018-ën nga Peruja, 0-2. Ata kanë qenë në Botërorin e 2010-ës në Afrikën e Jugut, ndërsa në grupin D ata kishin vetëm tre barazime, mes të cilëve me Italinë, 1-1. Kosta Rika ka qenë në katër Botëroret e fundit, ndërsa kanë munguar më 2010-ën, teksa u eleminuar nga Uruguaji. Ndodhen në Play-off, sepse kishin pësuar më shumë gola se sa Kanadaja, e cila rikthehet në një Botëror pas 36 vitesh.

Trajneri Luis Fernando Suares, i cili ka qenë në drejtimin e Ekuadorit më 2006 dhe Hondurasit më 2014, ka një grup futbollistësh të mundshëm për të bërë mrekullinë dhe për të qenë pjesë e grupit E në këtë Botëror. Tek Zelanda e Re besojnë në aftësitë e sulmuesit, Kris Vud, që ka shënuar në pesë nga shtatë ndeshjet e tij të fundit ndërkombëtare në një hapësirë kohore prej 20 minutash. Kosta Rika i ka fituar tre ndeshjet e fundit dhe duke patur një lojtar si Xhoel Kampbëll.

Kështu Kosta Rika dhe Zelanda e Re luajnë një ndeshje të fortë në mbrëmjen e së martës për një vend në Botëror.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›