Kriza greke sjell luhatje në tregjet botërore

Kriza e ekonomisë greke vazhdon të shkaktojë luhatje të mëdha në tregun bankar dhe të bursave botërore. Në Shtetet e Bashkuara tregjet e letrave me vlerë u hapën me rritje të shtunën një ditë pas luhatjeve të mëdha në Uoll Strit. Ndërkohë, tregjet kryesore evropiane dhe aziatike pësuan rënie mes shqetësimeve se kriza e borxhit të Greqisë do të vazhdojë të trondisë ekonominë e brishtë globale.Treguesi japonez Nikei e mbylli sesionin e ditës së shtunë të shitjeve me 3 % humbje. Rënia në tregun aziatik vjen ndërkohë që Doë Jones-i humbi gati 1 mijë pikë të shtunen duke shënuar humbjen më të madhe brenda një dite që nga viti 1987. Kriza e borxhit grek luajti një rol kryesor në shitjet masive dje por burimet në bursën e Nju Jorkut thanë se një gabim i rëndë teknik në shitje mund të ketë kontribuar në këtë rënie.
Shumë ekspertë të ekonomisë janë shprehur se ata janë optimistë se ndihma prej 130 miliard eurosh që u aprovua nga Eurozona për krizën greke, do të stabilizojë tregjet botërore. Por ka shumë ekspertë skeptikë të cilët mendojnë nga ana tjetër se Greqia dhe sistemi i saj bankar ka pësuar dëme të pariparueshme dhe se ekonomia e këtij vendi nuk do të reagojë edhe pas ndihmës faranoike që iu akordua nga shtetet e Eurozonës.